KURS TRAJNIMI PROFESIONAL: “KOORDINATOR SIGURIE NË FAZËN E PROJEKTIMIT DHE ZBATIMIT”

Hyrje: VKM nr. 312 i datës 5 maj 2010 përcakton kërkesat minimale të sigurisë dhe të shëndetit në punë për kantieret e përkohshëm ose të lëvizshëm duke vënë theksin midis të tjerave mbi detyrat e Koordinatorit për sigurinë në fazën e projektimin dhe zbatimit. Nëpërmjet këtij kursi synohet të krijohen këto figura në ndërmarrjet e ndërtimit si figura të domosdoshme për drejtimin e punimeve në siguri në kantieret e përkohshme dhe të lëvizshme. Leksionet e këtij kursi janë të dobishme edhe për figura të tjera të ndërmarrjes siç është ajo e Administruesit të punimeve, Site Manager, Spervizorit të punimeve etj

Kujt i drejtohet: Kursi u drejtohet të gjithë personave të interesuar të emëruar ose që kerkojne te punojne si Koordinator të Sigurisë në Fazën e Zbatimit dhe Projektimit dhe të gjithë personave që merren/trajtojnë çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë për llogari të investitorëve në projektet e ndërtimit.

Objektivi: Tu jepet figurave te interessuara competenca mbi masat e sigurise dhe mbi kantieret e ndertimit ne pergjithesi.

Kohezgjatja: 120 orë

Permbajtja: Në kurs jepet informacioni bazë për kërkesat e legjislacionin shqiptar (VKM nr 312 dt 5/5/2010) dhe normativave evropiane në fushen e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, trajtohen në detaje detyrimet ligjore dhe mënyra e plotësimit & zbatimit të tyre në terren nga Koordinatori i Sigurisë me qëllim që çdo aktivitet të zhvillohet në një mjedis pune të sigurtë dhe të shëndetshëm. Kursi bazohet në përvojat më të mira të kompanive në Bashkimin Europian në kete fushë.

Metodologjia e zhvillimit te kursit: Për të ruajtur një nivel të lartë të vëmendjes së pjesëmarrësve gjatë gjithë kursit të formimit si dhe për të nxitur përvetsimin e argomentave do tu jepet hapsirë metodave interaktive ndërmjet pjesëmarrësve edhe me zgjidhjen e rasteve konkrete mbi sigurinë në kompani të sjella nga vet kursantët. Në fund të kursit do të behet verifikimi i nivelit të përvetësimit

Deshmia: Energy Plus Albania e licensuar (Licenca QKL, Kodi X.2.B, Nr. LN-8413-08-2014) nga QKL dhe aprovuar nga ministria përkatëse, pas kalimit me sukses të testit me shkrim, i pajisë kursantët me Çertificatë me vlefshmëri 5(pesë) vjeçare.

Call Now