KURS TRAJNIMI PROFESIONAL “PUNIME NË HAPËSIRA TË KUFIZUARA”

Hyrje: Sipas nenit 11, pika 1, shkronja b) te ligjit nr. 10237/2010 punëdhënësi organizon trajnime të përshtatëshme për punëmarrësit, në ketë rast për punimet në hapsira të kufizuara. Në kurs jepet informacioni bazë për kërkesat e kuadrit ligjor shqiptar në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në ambientet e Punës dhe atij europian për hapsirat e kufizuara, trajnim për punë pa rrezik në hapsira të kufizuara që janë shkak i një numri të madh fatalitetesh si rrjedhojë e asfiksimit, intosikimit, rënies nga lartësia, goditjes nga rryma elektrike, zjarrit etj. Hapsirat e kufizuara janë ambientet e punës si pusetat, kanalizimet, tunelet, oxhaqet, tuba, knanale, vaska, silos dhe gropat në përgjithësi për të cilat dyshohet të jenë me ajër të ndotur(mungese oksigjeni ose prani e substancave toksike).

Kujt i drejtohet: para së gjithash kompanive, punëtorëve te vetëpunësuar dhe punonjësve të destinuar të punojnë në ambiente të dyshuara për ndotje ose hapësira të kufizuara. Është gjithashtu i vlefshëm për Përgjegjësit e Sigurisë dhe Shëndetit në punë, Koordinatorët e Sigurisë në kantiere, Përgjegjësa skuadrash, Drejtorë kantieresh që kryejnë ose mbikëqyrin punën në hapësira të kufizuara ose me ndotje të dyshuar.

Objektivi: Transmetimi tek kursantët, i njohurive mbi problematikat e sigurisë në punë në hapësira të kufizuara ose ndotje të dyshuar, nga pikëpamja legjislative dhe e identifikimit, vlerësimit të rreziqeve duke perfshirë dhe masat parandaluese dhe mbrojtëse të natyës teknike (procedurat, pajisjet e mbrojtjes individuale, instrumentat për kontrollin e mjediseve).

Kohezgjatja: 8 orë

Permbajtja: Pjesa teorike: referencë e legjislazionit shqipëtar dhe europian për hapsirat e kufizuara, përkufizimi i hapësirave dhe karakteristikave të tyre, rreziqet dhe identifikimi i agjentëve të rrezikshëm: substanca asfiksuese, toksike, të ndezshme dhe shpërthyese etj.

Pjesa praktike: shëmbuj të hapësirave të kufizuara me prani të mundshme të agjentëve kimikë të ndezshëm ose shpërthyes dhe analiza të aksidenteve reale, pianifikimi i punimeve në hapësirave të kufizuara, pajisjet mbrojtëse individuale, evakuimi i personit të dëmtuar brenda hapësirës së kufizuar etj.

Metodologjia e zhvillimit te kursit: Leksion në klasë, me përdorimin e mjeteve multimediale dhe provës praktike. Kursi do të kryhet me metodologji ndërvepruese, në mënyrë që të përfshijë kursantët, të inkurajojë interesin e tyre, të inkurajojë diskutimin me raste praktike nga përvoja e tyre.

Deshmia: Pas kalimit me sukses të testit me shkrim kursantët pajisen me Çertificatë, sipas licencës së lëshuar nga QKL dhe aprovuar nga ministria përkatëse. (Licenca QKL Nr. LN-8413-08-2014).

Call Now