KURS TRAJNIMI PROFESIONAL “PUNIME NË LARTËSI”

Hyrje: Sipas nenit 11, pika 1, shkronja b) te ligjit nr. 10237/2010 punëdhënësi organizon trajnime të përshtatëshme për punëmarrësit, në ketë rast për punimet në lartësi. Në kurs jepet informacioni bazë për kërkesat e kuadrit ligjor shqiptar dhe standardeve evropiane në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, trajnim për përdorimin e Pajisjeve Mbrojtëse dhe Pajisjeve të përdorura për sigurinë gjatë punës në lartësi, skelerive, shkallëve, platformave ngritëse etj., për parandalimin dhe eleminimin e rënieve nga lartësitë.

Kujt i drejtohet: Punëtorëve, menaxherëve dhe personave të ngarkuar me punët që përfshijnë rrezikun e rënies nga lart (punë në lartësi). Kursi është i vlefshëm edhe për Përgjegjësit e Sigurisë dhe Shëndetit në punë, Koordinatoret e
Sigurisë në kantiere, Drejtuesit e kantiereve etj.

Objektivi: Trajnimi i personelit që kryen ose mbikëqyrë punë në lartësi, veçanërisht në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjeve mbrojtëse individuale (instrumentet, pajisjet e ndalimit të rënies, etj.), duke iu referuar gjithashtu shembujve që i atribuohen situatave të rrezikut real.

Kohezgjatja: 8 orë

Permbajtja: Pjesa teorike – Kuadri ligjor mbi sigurinë dhe shëndetin në punë, dinamika e rënies dhe masat parandaluese, identifikimi i rreziqeve, zgjedhja e sistemive të kontrollit dhe atyre mbrojtëse, zgjedhja, përdorimi dhe konservimi korrekt i PMI të përdorura për sigurinë gjatë punës në lartësi, etj.

Pjesa praktike: metoda, teknika dhe procedura operative – Analiza dhe komente kolektive mbi praktikën e kryer etj. Kursi bazohet në përvojat më të mira të kompanive në Bashkimin Europian në këtë fushë.

Metodologjia e zhvillimit te kursit: Leksion në klasë, me përdorimin e mjeteve multimediale dhe provës praktike. Kursi do të kryhet me metodologji ndërvepruese, në mënyrë që të përfshijë kursantët, të inkurajojë interesin e tyre, të inkurajojë diskutimin me raste praktike nga përvoja e tyre.

Deshmia: Pas kalimit me sukses të testit me shkrim kursantët pajisen me Çertificatë, sipas licencës së lëshuar nga QKL dhe aprovuar nga ministria përkatëse. (Licenca QKL Nr. LN-8413-08-2014).

Call Now