Njoftim për punësim: Marketing & Specialist i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Kompania Energy Plus Albania shpk po kërkon një Specialist të ri!
Je energjik, komunikues dhe të pëlqen të punosh me njerëz? Dëshiron të ndërtosh karrierë në fushën e
Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe të angazhohesh në aktivitete marketingu? Atëherë kjo mundësi është për ty!

Çfarë do të bësh:

  • Të menaxhosh klientët dhe të mbash kontakte direkte me ta.
  • Të promovosh shërbimet tona në rrjete sociale dhe në terren.
  • Të jesh Përgjegjës i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë për klientët tanë.
  • Të rritësh portofolin e klientëve
  • Të përditësosh database-in dhe të ndjekësh dokumentacionin.

Kërkohet:

  • Diplomë e arsimit të lartë(inxhinieri).
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative.
  • Njohuri bazë në rrjete sociale dhe marketing.
  • Patentë kategoria B (preferohet).

Ne ofrojmë:

  • Pagë + bonuse mbi performancën.
  • Trajnime dhe zhvillim profesional.
  • Ambient pune pozitiv dhe mundësi rritjeje.

Dërgo CV-në tënde në:

info@energyplusitalia.com

Për më shumë info: +355 69 209 4704

Bëhu pjesë e ekipit tonë dhe ndërto karrierën tënde me ne!