KURS TRAJNIMI PROFESIONAL “PËRGJEGJËS I SIGURISË DHE SHËNDETIT NË PUNË/HSE MANAGER”

Hyrje: Ligji nr. 10237/2010, neni 7, pika 5, shkronja a) përgjegjësit e sigurisë duhet të kenë aftësitë dhe kualifikimin e duhur, ndërsa në pikën 5.2 të aneksit V, të VKM nr. 312 i datës 5 maj 2010 përcakton kërkesat e trajnimit të Përgjegjsave të sigurisë me çertifikatë nga struktura pubblike ose private, ndërsa në pikën 5.5 të të njejtit aneks përcaktohet koha e vlefshmërisë së certifikatës (5 vjet). Nëpërmjet këtij kursi synohet të trajnohet kjo figurë e domosdoshme për përhapjen e kulturës së sigurisë në kompani dhe istituzione si dhe në zbatimin e legjislacionit dhe të rregulloreve teknike në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë.

Kujt i drejtohet: Kursi u drejtohet të gjithë personave të interesuar, të emëruar ose që kërkojnë të punojnë si “Përgjegjës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, si dhe të gjithë personave që merren/trajtojnë çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë në kompani/istitucione.

Objektivi: Fitimi i njohurive sidomos për çështjet që kanë të bëjnë me normativat lidhur me rrisqet dhe dëmeve në punë, me masat parandaluese për të eliminuar ose reduktuar ato, me kriteret metodologjike për vlerësimin e rrisqeve, me përmbajtjen e dokumentit për vlerësimin e riskut, menaxhimin e emergjencave, etj

Kohezgjatja: 40 orë

Permbajtja: Në kurs jepet informacioni bazë për kërkesat e kuadrit ligjor shqiptar (Ligji nr 10237/2010, VKM nr 312/2010 dhe akte të tjera nënligjore) si dhe normativave evropiane në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, trajtohen në detaje detyrimet ligjore dhe mënyra e plotësimit & zbatimit të tyre në terren nga “Përgjegjësi i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”, me qëllim që çdo aktivitet të zhvillohet në një mjedis pune të sigurtë e të shëndetshëm
Kursi bazohet në përvojat më të mira të kompanive në Bashkimin Europian në këtë fushë.

Metodologjia e zhvillimit te kursit: Për të ruajtur një nivel të lartë të vëmendjes së pjesëmarrësve gjatë gjithë kursit të formimit si dhe për të nxitur përvetsimin e argomentave do tu jepet hapsirë metodave interaktive ndërmjet pjesëmarrësve edhe me zgjidhjen e rasteve konkrete mbi sigurinë në kompani të sjella nga vet kursantët. Në fund të kursit do të behet testimi i nivelit të përvetësimit.

Deshmia: Energy Plus Albania e licensuar (Licenca QKL, Kodi X.2.B, Nr. LN-8413-08-2014) nga QKL dhe aprovuar nga ministria përkatëse, pas kalimit me sukses të testimit me shkrim, i pajisë kursantët me Çertificatë me vlefshmëri 5(pesë) vjeçare.

Call Now