KURS TRAJNIMI PROFESIONAL “SHOFERA PIRUNI”

Hyrje: Ligji nr. 10237/2010 parashikon që punëdhënësi të marrë masa me qëllim që punëmarrësit e ngarkuar në përdorimin e pajisjeve të punës që kërkojnë njohuri dhe përgjegjësi të veçanta të trajnohen në mënyrë të tillë që tu lejoj atyre përdorimin e tyre në mënyrë të përshtatshme dhe të sigurt. Nëpërmjet kursit të trajnimit, shoferët e pirunëve do të pajisen me një dëshmi aftësimi për përdorimin e këtyre mjeteve, kuptohet pas kalimit të provës përfundimtare të parashikuar. Kujt i drejtohet: Kursi u drejtohet të gjithë kompanive që kanë punonjës, të cilët drejtojnë piruna. Të gjithë personat të cilët brenda kompanive/institucioneve punojnë si shofera piruni, duhet të jenë të trajnuaruar.

Objektivi: Tu jepen kursantëve njohuri formuese mbi sigurinë duke i trajnuar ata për ngarjen e pirunit
në mënyrë të sigurt.

Kohezgjatja: 8-12 orë

Permbajtja: Në kurs jepet formimi bazë lidhur me detyrimet ligjore të sigurisë dhe shëndetit në punë, njihen rregullat kryesore të sigurisë për drejtimin e pirunëve dhe sigurimin e ngarkesës, analizohen rreziqet/risqet e mundshme në drejtimin e mjetit për të parandaluar aksidentet, si dhe mirëmbajtja e mjetit. Kursi bazohet në përvojat më të mira të kompanive në Bashkimin Europian në këtë fushë.

Metodologjia e zhvillimit te kursit: Kurset do të zhvillohen mbi bazën e një metode interaktive, në mënyrë që të zgjoj interesimin e kursantëve duke favorizuar debatet rreth rasteve praktike me prejardhje nga eksperienca e kursanteve. Kjo do të lejoj të adoptohen argumentet e kursit edhe mbi bazën ekzigjencave të kursantëve.

Deshmia: Pas kalimit me sukses të testit me shkrim kursantët pajisen me Çertificatë, sipas licencës së lëshuar nga QKL dhe aprovuar nga ministria përkatëse. (Licenca QKL Nr. LN-8413-08-2014).

KURS TRAJTIMI PROFESIONAL PER PERGJEGJES I SIGURISE DHE SHENDETIT NE PUNE

Hyrje: Ligji 10237/2010, neni 7, pika 5, shkronja a) përgjegjësit e sigurisë duhet të kenë aftësitë dhe kualifikimin e duhur, ndërsa në pikën 5.2 të aneksit V, të VKM nr. 312 i datës 5 maj 2010 përcakton kërkesat e trajnimit të Përgjegjsave të sigurisë me çertifikatë nga struktura pubblike ose private, ndërsa në pikën 5.5 të të njejtit aneks përcaktohet koha e vlefshmërisë së certifikatës (5 vjet).

Nëpërmjet këtij kursi synohet të trajnohet kjo figurë e domosdoshme për përhapjen e kulturës së sigurisë në kompani dhe istituzione si dhe nëzbatimin e legjislacionit dhe të rregulloreve teknike në lidhje me sigurinë dhe shëndetin nëpunë.

Kujt i drejtohet: Kursi u drejtohet të gjithë personave të interesuar, të emëruar ose që kërkojnë të punojnë si “Përgjegjës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, si dhe të gjithë personave që merren/trajtojnë çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë në kompani/istitucione.

Objektivi: Fitimi i njohurive sidomos për çështjet që kanë të bëjnë me normativat lidhur me rrisqet dhe dëmeve nga puna, me masat parandaluese për të eliminuar ose reduktuar ato, me kriteret metodologjike për vlerësimin e rrisqeve, me përmbajtjen e dokumentit për vlerësimin e riskut, menaxhimin e emergjencave, etj

Kohezgjatja: 40 orë

Permbajtja: Në kurs jepet informacioni bazë për kërkesat e kuadrit ligjor shqiptar (Ligji nr 10237/2010 VKM nr 312/2010 dhe akte të tjera nënligjore) si dhe normativave evropiane në fushen e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, trajtohen në detaje detyrimet ligjore dhe mënyra e plotësimit & zbatimit të tyre në terren nga “Përgjegjësi i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”, me qëllim që çdo aktivitet të zhvillohet në një mjedis pune të sigurtë e të shëndetshëm

Kursi bazohet në përvojat më të mira të kompanive në Bashkimin Europian në kete fushë.

Metodologjia e zhvillimit te kursit: Për të ruajtur një nivel të lartë të vëmendjes së pjesëmarrësve gjatë gjithë kursit të formimit si dhe për të nxitur përvetsimin e argomentave do tu jepet hapsirë metodave interaktive ndërmjet pjesëmarrësve edhe me zgjidhjen e rasteve konkrete mbi sigurinë në kompani të sjella nga vet kursantët.

Në fund tëkursit do tëbehetverifikimiinivelittëpërvetësimit.

Deshmia: Energy Plus Albania e licensuar (Licenca QKL, Kodi X.2.B, Nr. LN-8413-08-2014) nga QKL dheaprovuarngaministriapërkatëse, pas kalimit me suksestëtestit me shkrim, ipajisëkursantët me Çertificatë me vlefshmëri 5(pesë) vjeçare.

KURS TRAJNIMI PROFESIONAL “PËRGJEGJËS I SIGURISË DHE SHËNDETIT NË PUNË/HSE MANAGER”

Hyrje: Ligji nr. 10237/2010, neni 7, pika 5, shkronja a) përgjegjësit e sigurisë duhet të kenë aftësitë dhe kualifikimin e duhur, ndërsa në pikën 5.2 të aneksit V, të VKM nr. 312 i datës 5 maj 2010 përcakton kërkesat e trajnimit të Përgjegjsave të sigurisë me çertifikatë nga struktura pubblike ose private, ndërsa në pikën 5.5 të të njejtit aneks përcaktohet koha e vlefshmërisë së certifikatës (5 vjet). Nëpërmjet këtij kursi synohet të trajnohet kjo figurë e domosdoshme për përhapjen e kulturës së sigurisë në kompani dhe istituzione si dhe në zbatimin e legjislacionit dhe të rregulloreve teknike në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë.

Kujt i drejtohet: Kursi u drejtohet të gjithë personave të interesuar, të emëruar ose që kërkojnë të punojnë si “Përgjegjës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, si dhe të gjithë personave që merren/trajtojnë çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë në kompani/istitucione.

Objektivi: Fitimi i njohurive sidomos për çështjet që kanë të bëjnë me normativat lidhur me rrisqet dhe dëmeve në punë, me masat parandaluese për të eliminuar ose reduktuar ato, me kriteret metodologjike për vlerësimin e rrisqeve, me përmbajtjen e dokumentit për vlerësimin e riskut, menaxhimin e emergjencave, etj

Kohezgjatja: 40 orë

Permbajtja: Në kurs jepet informacioni bazë për kërkesat e kuadrit ligjor shqiptar (Ligji nr 10237/2010, VKM nr 312/2010 dhe akte të tjera nënligjore) si dhe normativave evropiane në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, trajtohen në detaje detyrimet ligjore dhe mënyra e plotësimit & zbatimit të tyre në terren nga “Përgjegjësi i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”, me qëllim që çdo aktivitet të zhvillohet në një mjedis pune të sigurtë e të shëndetshëm
Kursi bazohet në përvojat më të mira të kompanive në Bashkimin Europian në këtë fushë.

Metodologjia e zhvillimit te kursit: Për të ruajtur një nivel të lartë të vëmendjes së pjesëmarrësve gjatë gjithë kursit të formimit si dhe për të nxitur përvetsimin e argomentave do tu jepet hapsirë metodave interaktive ndërmjet pjesëmarrësve edhe me zgjidhjen e rasteve konkrete mbi sigurinë në kompani të sjella nga vet kursantët. Në fund të kursit do të behet testimi i nivelit të përvetësimit.

Deshmia: Energy Plus Albania e licensuar (Licenca QKL, Kodi X.2.B, Nr. LN-8413-08-2014) nga QKL dhe aprovuar nga ministria përkatëse, pas kalimit me sukses të testimit me shkrim, i pajisë kursantët me Çertificatë me vlefshmëri 5(pesë) vjeçare.

KURS TRAJNIMI PROFESIONAL “PAJISJET MBROJTËSE INDIVIDUALE”

Hyrje: Sipas nenit 11, pika 1, shkronja b) të ligjit nr. 10237/2010 si dhe sipas nenit 7, pika 3 të VKM nr. 563/2013, punëdhënësi organizon trajnime të përshtatëshme dhe nëse është e nevojshme, demostrime praktike specifike për përdorimin korrekt të Pajisjeve Mbrojtëse Individuale (PMI). Kursi do të zhvillohet me një pjesë teorike dhe një pjesë praktike në mënyrë që të sigurojë trajnim adekuat siç kërkohet nga legjislacioni aktual, duke marrë parasysh të gjithë faktorët e rrezikut të pranishëm dhe mbrojtjen përkatëse të siguruar nga PMI të ofruara punëmarrësve.

Kujt i drejtohet: Kursi u drejtohet të gjithë kompanive që kanë punonjës dhe personel të shërbimit të parandalimit dhe mbrojtjes në aktivitetetet e të cilëve është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve mbrojtese individale. Kursi është i vlefshëm edhe për Përgjegjësit e Sigurisë dhe shëndetit në punë dhe Koordinatorët e Sigurisë në kantiere.

Objektivi: Tu jepen kursantëve njohuri formuese dhe të trajnohen ata mbi të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me pajisjet mbojtese individuale.

Kohezgjatja: 4 – 8 orë

Permbajtja: Pjesa teorike – Kuadri ligjor mbi sigurinë dhe shëndetin në punë, klasifikimi, markimi CE, zgjedhja, përdorimi dhe konservimi korrekt i PMI dhe midis të tjerave të pajisjeve për mbrojtjen e rrugëve të frymëmarrjes etj.. Pjesa praktike – instruksione mbi veshjen, zëvendësimin i filtrave, revizionimin dhe mirëmbajtjen e PMI etj.. Kursi bazohet në përvojat më të mira të kompanive në Bashkimin Europian në këtë fushë.

Metodologjia e zhvillimit te kursit: Leksion në klasë, me përdorimin e mjeteve multimediale dhe provës praktike. Kursi do të kryhet me metodologji ndërvepruese, në mënyrë që të përfshijë kursantët, të inkurajojë interesin e tyre, të inkurajojë diskutimin me raste praktike nga përvoja e tyre.

Deshmia: Pas kalimit me sukses të testit me shkrim ku\rsantët pajisen me Çertificatë, sipas licencës së lëshuar nga QKL dhe aprovuar nga ministria përkatëse. (Licenca QKL Nr. LN-8413-08-2014).

Call Now