Hyrje: Ligji nr. 10237/2010 parashikon që punëdhënësi të marrë masa me qëllim që punëmarrësit e ngarkuar në përdorimin e pajisjeve të punës që kërkojnë njohuri dhe përgjegjësi të veçanta të trajnohen në mënyrë të tillë që tu lejoj atyre përdorimin e tyre në mënyrë të përshtatshme dhe të sigurt. Nëpërmjet kursit të trajnimit, shoferët e pirunëve do të pajisen me një dëshmi aftësimi për përdorimin e këtyre mjeteve, kuptohet pas kalimit të provës përfundimtare të parashikuar. Kujt i drejtohet: Kursi u drejtohet të gjithë kompanive që kanë punonjës, të cilët drejtojnë piruna. Të gjithë personat të cilët brenda kompanive/institucioneve punojnë si shofera piruni, duhet të jenë të trajnuaruar.
Objektivi: Tu jepen kursantëve njohuri formuese mbi sigurinë duke i trajnuar ata për ngarjen e pirunit
në mënyrë të sigurt.
Kohezgjatja: 8-12 orë
Permbajtja: Në kurs jepet formimi bazë lidhur me detyrimet ligjore të sigurisë dhe shëndetit në punë, njihen rregullat kryesore të sigurisë për drejtimin e pirunëve dhe sigurimin e ngarkesës, analizohen rreziqet/risqet e mundshme në drejtimin e mjetit për të parandaluar aksidentet, si dhe mirëmbajtja e mjetit. Kursi bazohet në përvojat më të mira të kompanive në Bashkimin Europian në këtë fushë.
Metodologjia e zhvillimit te kursit: Kurset do të zhvillohen mbi bazën e një metode interaktive, në mënyrë që të zgjoj interesimin e kursantëve duke favorizuar debatet rreth rasteve praktike me prejardhje nga eksperienca e kursanteve. Kjo do të lejoj të adoptohen argumentet e kursit edhe mbi bazën ekzigjencave të kursantëve.
Deshmia: Pas kalimit me sukses të testit me shkrim kursantët pajisen me Çertificatë, sipas licencës së lëshuar nga QKL dhe aprovuar nga ministria përkatëse. (Licenca QKL Nr. LN-8413-08-2014).