Hyrje: Ligji nr. 10237/2010, Neni. 8,pika 1. shkronja ç) thekson se Punëdhënësi trajnon personat, që do të kryejnë evakuimin dhe shpëtimin dhe siguron, me anë të personave të trajnuar, realizimin e evakuimit e të shpëtimit, fikjen e zjarrit dhe dhënien e ndihmës së parë me pajisjet e nevojshme. Të gjithë punëmarrësit që janë pjestarë të skuadrës së emergjencës, do të marrin trajnimin e duhur nëpërmjet kurseve të posaçme. Përmbajtja e këtyre kurseve trajnimi është e lidhur me llojin e aktivitetit dhe nivelin e rrezikut nga zjarri (aktivitete me rrezik të ulët, me rrezik të mesme apo me rreziku të lartë).
Kujt i drejtohet: Kursi u drejtohet të gjithë punonjësve, anëtarëve të skuadrave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe personelit përgjegjës të skuadrave të emergjencës në të gjitha kompanitë/institucionet publike dhe private, të cilët sipas legjislacionit shqiptar, duhet të jenë te trajnuar dhe pajisur me certifikatë.
Objektivi: Të merren njohuritë e nevojshme për të përmbushur detyrat e anëtarit të skuadrës për mbrojtjen nga zjarrit.
Kohezgjatja: 4-8 ore
Permbajtja: Në kurs jepet informacioni bazë për kërkesat e kuadrit ligjor për Mbrojtjen nga Zjarri, detyrat e skuadrës së Mbrojtjes nga Zjarri, njohuritë e nevojshme/procedurat që ndiqen për të ndërhyrë në rast zjarri, njohja e aparateve portative për fikjen e zjarrit, ushtrime teorike dhe praktike për fikjen e zjarrit. Kursi bazohet në përvojat më të mira të kompanive në Bashkimin Europian në këtë fushë. Metodologjia e zhvillimit te kursit: Kursi do të zhvillohet mbi bazën e projektimeve audio-vizive të përgatitura për të lehtësuar përvetësimin sa më të mirë të temave të leksionit. Për të mundësuar arritjen e objektivave te dëshiruara, sidomos në aspektin e ndëreagimit me kursantet, të gjithë pjesëmarrësit në kurs do të përfshihen në provën praktike.
Deshmia: Kursi bazohet në përvojat më të mira të kompanive ndërkombëtare të fushës. Pas kalimit me
sukses të testit me shkrim kursantët pajisen me Çertificatë, të licencuar nga QKL dhe aprovuar nga
ministria përkatëse. (Licenca QKL Nr. LN-8413-08-2014).