Hyrje: Ligji nr. 10237/2010, Neni. 8, pika 1. shkronja ç) thekson se Punëdhënësi trajnon punëmarrësit, që do të kryejnë evakuimin e shpëtimin dhe siguron, me anë të personave të trajnuar, realizimin e evakuimit e të shpëtimit, fikjen e zjarrit dhe dhënien e ndihmës së parë me pajisjet e nevojshme. Kursi ofron njohuri bazë të nevojshme për anëtarët e Skuadrave të Ndihmës së Parë Mjeksore mbi urgjencën mjeksore, njohuri teorike dhe praktike për zbatimin e procedurave të ndihmës së parë. Ky kurs zhvillohet nga mjekë profesionistë në fushën e ndihmës së parë mjeksore dhe mjeksisë së punës.
Kujt i drejtohet: Kursi u drejtohet pjesëtarëve të “Skuadrave të Ndihmës së Parë Mjeksore” dhe personelit që i mbështet ato brenda kompanive dhe institucioneve publike dhe private, të cilët sipas legjislacionit shqiptar, duhet të jenë te trajnuar dhe pajisur me certifikatë.
Objektivi: Krijimi i kompetencave duke trasferuar njohuritë dhe aftësitë për të aplikuar procedurat e ndihmës së parë në rast plagosje apo probleme shëndeti.
Kohezgjatja: 4-8 ore
Permbajtja: Kursi ofron njohuri bazë të nevojshme për anëtarët e Skuadrave të Ndihmës së Parë Mjeksore mbi urgjencën mjeksore, njohuri teorike dhe praktike për zbatimin e procedurave të ndihmës së parë. Kursi bazohet në përvojat më të mira të kompanive në Bashkimin Europian në këtë fushë.
Metodologjia e zhvillimit te kursit: Kursi do të zhvillohet mbi bazën e projektimeve audio-vizive të përgatitura për të lehtësuar përvetësimin sa më të mirë të temave të leksionit. Për të mundësuar arritjen e objektivave të dëshiruara, sidomos në aspektin e ndëreagimit me kursantet, të gjithë pjesëmarrësit do të përfshihen në provën praktike.
Deshmia: Pas kalimit me sukses të testit me shkrim kursantët pajisen me Çertificatë, sipas licencës së
lëshuar nga QKL dhe aprovuar nga ministria përkatëse. (Licenca QKL Nr. LN-8413-08-2014).