Hyrje: Sipas nenit 11, pika 1, shkronja b) të ligjit nr. 10237/2010 si dhe sipas nenit 7, pika 3 të VKM nr. 563/2013, punëdhënësi organizon trajnime të përshtatëshme dhe nëse është e nevojshme, demostrime praktike specifike për përdorimin korrekt të Pajisjeve Mbrojtëse Individuale (PMI). Kursi do të zhvillohet me një pjesë teorike dhe një pjesë praktike në mënyrë që të sigurojë trajnim adekuat siç kërkohet nga legjislacioni aktual, duke marrë parasysh të gjithë faktorët e rrezikut të pranishëm dhe mbrojtjen përkatëse të siguruar nga PMI të ofruara punëmarrësve.
Kujt i drejtohet: Kursi u drejtohet të gjithë kompanive që kanë punonjës dhe personel të shërbimit të parandalimit dhe mbrojtjes në aktivitetetet e të cilëve është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve mbrojtese individale. Kursi është i vlefshëm edhe për Përgjegjësit e Sigurisë dhe shëndetit në punë dhe Koordinatorët e Sigurisë në kantiere.
Objektivi: Tu jepen kursantëve njohuri formuese dhe të trajnohen ata mbi të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me pajisjet mbojtese individuale.
Kohezgjatja: 4 – 8 orë
Permbajtja: Pjesa teorike – Kuadri ligjor mbi sigurinë dhe shëndetin në punë, klasifikimi, markimi CE, zgjedhja, përdorimi dhe konservimi korrekt i PMI dhe midis të tjerave të pajisjeve për mbrojtjen e rrugëve të frymëmarrjes etj.. Pjesa praktike – instruksione mbi veshjen, zëvendësimin i filtrave, revizionimin dhe mirëmbajtjen e PMI etj.. Kursi bazohet në përvojat më të mira të kompanive në Bashkimin Europian në këtë fushë.
Metodologjia e zhvillimit te kursit: Leksion në klasë, me përdorimin e mjeteve multimediale dhe provës praktike. Kursi do të kryhet me metodologji ndërvepruese, në mënyrë që të përfshijë kursantët, të inkurajojë interesin e tyre, të inkurajojë diskutimin me raste praktike nga përvoja e tyre.
Deshmia: Pas kalimit me sukses të testit me shkrim ku\rsantët pajisen me Çertificatë, sipas licencës së lëshuar nga QKL dhe aprovuar nga ministria përkatëse. (Licenca QKL Nr. LN-8413-08-2014).